Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Thirrja e gazetarëve amerikanë: Republikanët e Kongresit të hetojnë mega-aferën Rama-Kim-McGonigal

Thirrja e gazetarëve amerikanë: Republikanët e Kongresit të hetojnë mega-aferën Rama-Kim-McGonigal

20:40, 20/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti i gazetës amerikane ‘Washington Examiner’, John Schindler bëri thirrje përmes një shkrimi sot, që republikanët e Kongresit të hetojnë mega-aferën Rama-McGonigal.

Në shkrimin e tij theksohet se Rama dhe McGonigal janë përfshirë në një skemë zhvatje ndaj biznesmenëve shqiptarë. 

Në thelb të skandalit, sipas gazetarit, është goditja e Sali Berishës dhe opozitës shqiptare.

Madje ai shkruan se në këtë skandal është e implikuar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Shkrimi u bë viral dhe u shpërnda në disa media të tjera si MSN. Por ai u bë viral edhe në median sociale.

“E kuptoj se pak njerëz e vënë re Shqipërinë, por amerikanët duhet të fillojnë të pyesin pse Uashingtoni, veçanërisht që nga viti 2021, bën gjithçka për të mbrojtur qeverinë narko-miqësore të Ramës kundër kritikëve të saj të shumtë,” shkruan Schindler në Twitter.

Thirrjes së tij, iu bashkuan edhe gazetarë të tjerë amerikanë.

Gazetarja Miranda Devine e New York Post, duke shpërndarë shkrimin, tha se Charles McGonigal në bashkëpunim të fshehtë me kryeministrin socialist, Edi Rama, kanë zhvatur biznesmenët shqiptarë.

“Megjithatë, administrata e Biden e mbron narko-shtetin e Ramës dhe sanksionon kundërshtarët politikë. Pse?” shkruan gazetarja.

Edhe gazetari i Sun, John Lucas i është bashkuar thirrjes. Madje ai sugjeron se e njëjta situatë është edhe me Vuçiçin në Serbi.

Por Schindler ndërhyn duke thënë se është një kontekst tjetër gjeopolitik: “Po, përveçse kur vendet e NATO-s mbyllin një sy përpara Vuçiçit, të paktën ka njëfarë kuptimi sepse Beogradi është si një pikë balancimi mes Moskës dhe Perëndimit”.

Në debat u përfshi edhe ish-e dashura e Charles McGonigal, Allisgon Guerriero. Ajo tha se Kongresi duhet të hetojë edhe për eprorët e McGonigal në FBI.

“John, pse të mos nisin duke hetuar ata që ishin mbi të në FBI dhe të raportojnë për këtë? Më beson për këtë”, shkruan ajo.

Kurse gazetari dhe analisti John Schindler përgjigjet: “Kjo është arsyeja pse unë i kam kërkuar vazhdimisht Kongresit që të hetojë plotësisht çështjen McGonigal- kjo është çështje e thellë dhe e shëmtuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco