DASH 'nxin' Shqipërinë/ Redon Meksi: Gjyqësori i kapur. Motra e Ballukut kontrollon Vettingun!

19:23, 20/03/2023
A+ Aa A-

Raporti i DASH, i publikuar këtë të hënë vëren probleme të theksuara mbi pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor në vend. 

Një dokument që nxin Shqipërinë dhe qeverinë nga fillimi e deri në fund. 

Për juristin Redon Meksi gjyqësori kontrollohet nga qeveria. 

Ai tha në Task Force, në Syri Tv me gazetaren Sonila Meço se do donte të lexonte ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim dhe kontrollin që qeveria i bën gjyqësorit, teksa solli në vëmendje vendimet që merr motra e Belinda Ballukut në procesin e Vettingut. 

"Më bën përshtypje mbrojtja që i bën SPAK-ut, raporti aty. SPAK nuk po funksionon, s'po e bën për asnjë ditë detyrën e saj, varet drejtpërdrejt nga qeveria, ka ndërhyrje nga ambasadorja. Ne e pamë si ndërhyri ambasadorja. Do kisha qejf të lexoja ndërhyrjet e ambasadorëve të huaj në shtetin tonë të bukur që kemi, republikë bananesh në fakt. E pamë si ndërhyri ambasadorja në datën 3 mars... Gjyqësori, SPAK janë të varura, të kapura. Motra e Ballukut është te Vettingu, në KPA. Ajo që heq apo vendos kush gjyqtarë do të jenë. Po të shohësh të gjithë janë të lidhur me PS. Nuk ka dyshime se kush i kontrollon", tha Meksi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco