Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Celibashi regjistron koalicionin 'Bashkë Fitojmë'

Zgjedhjet lokale të 14 majit/ Celibashi regjistron koalicionin 'Bashkë Fitojmë'

11:59, 18/03/2023
A+ Aa A-

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ai hoqi nga ky koalicion siglën e Partisë Demokratike.

Celibashi u shpreh se PDa nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.

Në këtë mënyrë ky koalicion do të jetë i përbërë nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco