Konferenca/ Berisha: Arsimi është në gjendje katastrofike, ne duhet të ofrojmë një kthesë serioze

Konferenca/ Berisha: Arsimi është në gjendje katastrofike, ne duhet të ofrojmë një kthesë serioze

10:53, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën “E ardhmja e arsimit shqiptar përmes teknologjisë dhe informacionit” se gjendja e arsimit në vend është katastrofike. Ai tha se PD do të ofrojë një platformë për të dalë nga kjo situatë.

“Arsimi është viktimë e kleptokracisë dhe në rrafshin psikologjik, jam përpjekur dhe përpiqem të analizoj qëndrimin e këtyre qeveritarëve ndaj qytetarëve, ndaj arsimit, ndaj shëndetësisë. Është tipik qëndrimi i atij që vjedh dhe përçmon viktimën.

Në Shqipëri, një pedagog universiteti paguhet tre herë më pak se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Një pedagog paguhet më keq se në diktaturën hoxhiste. Bllokoi doktoraturat në një akt prej injorantësh, ua la universiteteve private se ndante me ta taksat që u viheshin doktorantëve.

Katastrofë është gjendja në arsimin parauniversitar. Është partizuar tërësisht, janë përdorur të gjitha format për ta shndërruar në arsim socialist. Portali është një kurth, një mashtrim. Profesioni i mësuesit nuk pëlqehet më. Besoj se e dëgjuat, në programet e shpallura për mësues aplikuan vetëm dy maturantë.

Faktori demografik është një tjetër faktor shkatërrues për arsimin tonë. Këtë vit Mirdita kishte vetëm 100 nxënës në klasat e para. Investimet janë bllokuar totalisht në zonat rurale, çka do të thotë largim, shpopullim.

Të gjitha këto janë probleme të mëdha, por ne nuk duhet të dorëzohemi para tyre. Përkundrazi, ne duhet të përgatisim me përgjegjësi të madhe programin dhe platformën për të shënuar me shpejtësi një kthesë serioze në arsimin tonë. Në këtë gjendje, kjo konferencë është një burim drite, shprese për arsimin. Nuk duhet të rreshtim në përpjekjet për t’i qëndruar kohës, për të ecur me kohën," theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ELONA Mborja18/03/2023 13:19

Arsimi në Shqipëri ka degraduar komplet.Ka disa faktorë: Kurrikula e dështuar! Tekste të përkthyera keq në lëndët shkencore. Tekste me gabime në lëndët shoqërore.Gjithashtu të.pranishme gabimet drejtshkrimore. Lënda e gjuhës shqipe të cilën e jap edhe vetë, në vend të promovojë vlerat e kulturës kombëtare nga trevat mbarëshqiptare, është për faqe të zezë ku ka edhe pjesë letrare pa moral e mesazhe humane. Drejtoreshat e shkollave dallime partiake.Çmojnë dhe mbivlerësojnë patronazhistët që janë futur me shumicë edhe në shkolla me emër si masha të Partisë. Drejtoresha nga 10 vjet në një shkollë, arrogante, të paafta që vetëm te mbarëvajtja e punës në shkollë nuk e kanë mendjen. Mësues të keqpaguar e të nëpërkëmbur. Paguhen njësoj si ata që punojnë ,edhe ata që janë të paaftë dhe që japin gabim konceptet kryesore të lëndëve dhe fatkeqësisht këta po kthehen në shumicë të trupave arsimore. Paguhen njësoj si mësuesi i matematikës, fizikës, gjuhës që kanë lodhje e ngarkesë me ata të fiskulturës( pjesa më e madhe patronazhistë se e bënë tre orë në javë tani që të fusnin spiunët injorantë në punë) që japin thjesht një top e luajnë me telefon. Disiplina kërkohet te mësuesit, për nxënësit nuk ka fare ndëshkime për thyerje të rregullores. Një armatë e tërë analfabetësh funksionalë po del nga bankat e shkollës. ZVA - të fole patronazhistësh, të korruptuarish e të paaftësh. Dëshpërimi dhe mungesa e optimizmit se gjërat do të rregullohen na shoqërojnë në punën tonë. Duhet ndryshim, ndryshim që arsimi si një nga shtyllat e kombit të marrë rëndësinë që i takon. O zot mendo për këtë vend!

Shto koment

Denonco