VIDEO-SYRI TV/ SPAK në kërkim të origjinës së parave të gjetura tek vilat e Ahmetajt

17:06, 10/03/2023
A+ Aa A-

Prej ditësh, arkitektë, projektues dhe arredues të vilave, kanë dhënë sqarime si dhe dokumentacione për llogari të hetimeve të SPAK, të cilat quan në kontrollet e vilave në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt. Materialet vlerësohen si thelbësore për të bërë hapin e parë, drejt ushtrimit të kontrolleve, si dhe për të mësuar kush janë kontraktuesit, kush ka paguar dhe cila është origjina e parave. SPAK njëkohësisht po verifikon të dhënat nga kompjuteri i Klodian Zotos, për të cilin dyshohet të ketë financuar të paktën njërën nga vilat.

Nga SYRI TV

Detaje të reja janë zbardhur nga kontrollet që janë ushtruar së fundmi në banesat dhe pronat e ish-bashkëshortes dhe bashkëjetueses aktuale të deputetit socialist, njëherësh ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Informacionet dhe dëshmitë e dhëna nga arkitektë, projektues dhe arredues të vilave në Hamallaj të Durrësit dhe Tiranë, kanë qenë thelbësore për Prokurorinë e Posaçme të urdhërojë për herë të parë inspektime dhe kontrolle në terren përmes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, personat që janë kontraktuar për tu marrë me punimet dhe arredimet, kanë mbërritur në ambientet e SPAK duke dhënë sqarime dhe përgjigje mbi çështjet ku kjo strukturë ka patur interes. Atyre u kërkuar informacion rreth personave që i kanë kontaktuar, mënyrën se si janë bërë pagesat dhe kush kanë qenë personat që i kanë kryer.

Ndërkohë, që në bazë të një procedimi të regjistruar nga SPAK, ku përfshihen edhe mesazhe e të dhëna, nxjerrë nga kompjuteri i Klodian Zotos, të kryera me Arben Ahmetraj, për SPAK janë ngritur dyshime që disa nga këto prona të jenë paguar pikërisht nga pronari i inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme shprehet tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve nga këto dëshmi, apo dokumente që ka siguruar, teksa SYRI TV mëson se këto janë disa nga pasuritë në sitë, mes tyre 3 vila dhe 2 apartamente.

Nga ana tjetër, kanë qenë pikërisht sigurimi i materialeve, mes të cilave kontrata, tituj pronësie, fatura dhe të dhëna të tjera rreth këtyre pronave, që kanë shtyrë SPAK-un të ushtronte kontrolle në disa prej këtyre objekteve.

Në zonën e Hamallajve, në vilën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt, janë gjetur rreth 30 mijë euro, për të cilat thonë burimet, po kryhen verifikime mbi justifikimin ose jo të tyre, duke qenë mbi dyfishin e lejuar me ligj që të mbahen në banesë të padeklaruara.

Arben Ahmetaj është subjekt ndaj të cilit SPAK po kryen veprime hetimore prej muajsh, teksa nëntorin e kaluar janë siguruar të dhëna nga aktekspertimi i kompjuterit të biznesmenit Klodian Zoto, për disa udhëtime dhe qëndrime në hotel të ish-zv/kryeministrit që dyshohet të jenë financuar nga pronari i inceneratorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco