Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

‘Takimi më i bukur ’/ Këlliçi mes zonjave dhe vajzave: Rezultati i 14 majit, në vullnetin tonë

14:37, 09/03/2023
A+ Aa A-

Në takimin me zonjat dhe vajzat, Kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi diskutoi disa prej shqetësimeve me të cilat përballen çdo ditë në kryeqytet.

Mungesa e çerdheve dhe kopshteve, mungesa e gjelbërimit dhe infrastruktura jo e duhur, dhuna, vrasjet e grave për shkak të kushteve të rënda ekonomike, u trajtuan në bashkëbisedim.

Në njësinë 9, me 87 mijë banorë, në zonën është zona e dytë në Tiranë për dëndësi, kemi vetëm 2 çerdhe dhe 3 kopshte. Një kopësht është hapur këtë vit dhe u kërkohetr prindërve të kontribuojnë në mënyrë vullnetare për të mobiluar kopshtin”, ishte shqetësimi në bashkëbisedim.

Një tjetër zonjë vuri në dukje mungesën e vulletit nga policia për mbrojtjen e grave të dhunuara.

Ndaj ndodhi ajo ku u bënë viktima tre gra, ai kishte në plan të vriste edhe më shumë. Të mendojmë se sa gra të tjera paraqiten në Komisariatin e Policisë dhe kja ende nga ata policë që nuk pranojnë të marrin dëshminë dhe denoncimet. Ka shumë prej atyre që thonë se kështu e kanë burrat dhe ktthehuni përsëri mbrapsht. Të jeni të sigurt se kushtet ekonomike i detyrojnë të kthehen. Sepse nuk kanë më mundësinë për të përballuar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, tha ajo.

Emigrimi ishte një tjetër problematikë e shprehur nga zonjat.

Sa fëmijë po ikin sot 14 vjeçar 15 vjeçar. Vetëm para disa ditësh pesë fëmijë ikën  pa I mbushur  17 vjec ikën për të marrë ato të shjkreta letra andej,  dhe nëna që dridhen si puna ime”.

Duke vënë në dukje mungesën e kopshteve dhe çerdheve,  Këlliçi theksoi se ky është një problem që duhet zgjidhur një orë e më parë në Tiranë.

Janë familjarët që ankohen për kushtet e fëmijëve në institucionet e arsimit, dhe nëpër kopshte e çerdhe. Thonë që mungojnë kushtet minimale te ngrohjes, thonë që kanë frimë për cilësinë e ushqimit.

Është shumë e vështirë për një nënë me karrocë, që të dalë të shëtisë fëmijën me karrocë në të gjitha rrugicat e lagjeve, të cilatg vetëm të tilla s’mund të quhen, sepse për parqe nuk bëhet fjalë, por mungon kushti minimal të të pasurit një trotuar ku mund të ecësh.

Ka zona të tëra në Tiranë, ne e kemi pasur përherë problem në zonën e Unazës së Re në Astir, përherë është thënë dhe është bërë refren që mungon një çerdhe një kopësht një shkollë. Dje kam qenë në zonën e Liqenit të Thatë, deri në kufi me Astir-in, Unazën e Re, ku banojnë 54 mijë banorë, sërish problemi është i njejtë,  nuk ka një kopësht një çerdhe një shkollë”, tha në takimin me zonjat, Këlliçi.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit në Facebook:

Pa hatërmbetje të tjerëve, po ky është takimi më i bukur i fushatës sonë. U ndjeva i privilegjuar. 😊

Faleminderit zonja dhe zonjusha për çdo fjalë të mirë apo vërejtje! Kush dëgjon, mëson.

Rezultati i 14 majit është në vullnetin tonë. Vazhdojmë të punojmë që çdo ditë që kalon të jemi më shumë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco