Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Paloka: Celibashi pervers si Rama, kërkon ta poshtërojë L.B. deri në fund

Paloka: Celibashi pervers si Rama, kërkon ta poshtërojë L.B. deri në fund

12:06, 09/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili njohu si kryetar të PD-së Lulzim Bashën. Paloka thekson se sot Celibashi u soll si Rama, jo pse njohu Bashën si kryetar, po se me një dëshirë perverse po kërkon ta poshtërojë deri në fund.

POSTIMI I PLOTE

Sot Celibashi u soll si Rama… jo pse “njohu” L.B si kryetar, po se me një dëshire perverse, po kërkon ta poshtërojë deri në fund.

Rama, si pervers që është, ka gjithmonë dëshirë që ata që ka blerë apo i mban peng në çfarëdolloj mënyre, t’i poshtërojë publikisht.

Këtë beri sot dhe Celibashi; i kërkoi L.B së dorëhequr prej një viti që të firmosë si kryetar partie. Për t’i shpëtuar ketij poshtërimi (jo se poshtërimin e ka problem), L.B arriti edhe të falsifikojë një palo “autorizim”, të cilit i vuri një datë përpara ditës që ai kishte shpallur dorëheqjen. Po pikërisht këtë nuk ia lejoi Celibashi dhe i kërkoi që të vetëposhtërohet deri në fund.

Që L.B do firmosë, nuk ka njeri dyshime, se kur je peng, kështu të ndodh, nuk të lënë as të ikësh pa iu shërbyer deri në fund. Kështu që sic do thoshte pengmarrësi i tij në këtë rast: “L.B do firmosi “si Çeço” se ashtu i duhet Ramës”.

Sa për faktin që vazhdon të shkelet ligji, procedurat, afatet ligjore, e më e rëndësishmja dhe Kushtetuta, për këtë nuk pyet më njeri në guvernën e përbashkët Rama-Kim-McGonigal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco