Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Edhe i 'vdekur',  mbetet i lig!

Edhe i 'vdekur', mbetet i lig!

11:17, 09/03/2023 Nga Abdulla Diku
A+ Aa A-

Nga Prof. Abdulla Diku

Tregojnë në një fshat, një person ishte bërë tmerri banorëve. Nuk kishte lënë gjë pa ju bërë; i rrihte, i mashtronte, i vidhte, i spiunonte, i tradhtonte. Ishte bërë aq i keq për fshatin sa gjithkush lutej që ai të zhdukej sa më parë nga jeta e tyre.  Dhe më në fund, i keqi i fshatit sëmuret rëndë dhe kuptoi se po vdiste. Mblodhi fshatin për t’i njoftuar se ishte sëmurë dhe që shpejt do të vdiste. Të gjithë po e dëgjonin me vëmendje.

E di që kam qenë vërtet shumë i keq - iu drejtua bashkëfshatarëve. E di që edhe nuk do më falni ndonjëherë për ato që ju kam bërë. Por kam menduar një mënyrë që ju të hakmerreni sadopak ndaj meje. Kam blerë këtë litarin - tha, - dhe kur të vdes, ma lidhni për qafe. Ama, pjesën tjetër të litarit dua të ma lini jashtë varrit!

Dakord, pranuan menjëherë fshatarët aty. Kaq gjë e bëjmë, veç të të heqim qafe...

Vdes i keqi dhe sipas porosisë së tij, i lidhin litarin për qafe dhe e varrosin. Menjëherë fshati ra në qetësi, i çliruar prej së keqes….dhe po vazhdonte jetën normalisht.

Një ditë, dy policë po ecnin nëpër fshat dhe rrugës shohin një litar. Duke tërhequr nga pak litarin, panë që pjesa tjetër e litarit përfundonte në një varr. Hapën varrin dhe shohin që litari ishte lidhur në qafën e të vdekurit. Njoftuan rajonin dhe fshati u mbush plot me policë.

Policët mblodhën fshatin dhe filloi sërish dajaku për të gjetur se kush e kishte mbytur me litar të vdekurin. Duhej gjetur autori, ndryshe dajaku nuk do pushonte në fshat. Filloi sërish e keqja, por këtë herë edhe më e madhe. Fshatarët po vuanin edhe më shumë prej dhunës. Edhe i vdekur, thanë fshatarët, po vuajmë prej të keqit. Keq sa qe gjallë, dhe akoma më keq tani që vdiq…

***

Mirë që ka lënë vetë litarin (vulën) jashtë varrit, por ka futur përjetësisht edhe sherrin brenda partisë… Keq sa ishte kryetar e akoma më keq tani që nuk është më, por duke qenë sërish e duke vendosur vulën me korrespondencë…

Mirëpo a duhet të presë njeri, që të skuqet faqja e zezë?!

Nc….nc….nc…nc….

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco