Strazimiri-Alibeajt: Sa kohë pasi liruat zyrat, u ndjetë ‘drejtues’ të PD?

Strazimiri-Alibeajt: Sa kohë pasi liruat zyrat, u ndjetë ‘drejtues’ të PD?

11:57, 07/03/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeaj se kërkon që kandidatët e dalë nga primaret të regjistrohen nën logon e partisë ku kryetar rezulton Lulzim Basha.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiri ka pyetur Alibeajn se kush i kapi për veshi dhe i detyroi të vazhdonin lojën e ndyrë me vulë e gjykata kundër demokratëve, pasi u kishit dorëzuar vullnetarisht godinën?

‘Nëse duhet të bisedojmë, biseda fillon nga këtu...’, shkruan Strazimiri.

Postimi i plotë:

Veprimi i parë si "drejtues", ishte zbrazja e zyrave...

Sa kohë pas asaj nate kur zbrazët zyrat dhe ikët nga godina, u ndjetë "drejtues" të PD-së?

Kush erdhi ju kapi për veshi dhe ju detyroi të vazhdoni lojën e ndyrë me vulë e gjykata kundër demokratëve, pasi u kishit dorëzuar vullnetarisht godinën?

Kush ju mban për fyti dhe ju detyron ta turpëroni logon edhe më keq se ç'e turpëruat me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit?

Nëse duhet të bisedojmë, biseda fillon nga këtu...🤷‍♂️  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco