KAFE SHQETO/ Deputeti i Alibeajt, Korreshi: Shumicën në PD e ka Berisha

11:49, 07/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në KAFE SHQETO në SYRI TV ka deklaruar se është i bindur dhe nuk e ka mohuar asnjëherë se shumicën e elektoratit demokrat e ka Sali Berisha.

Por i pyetur se si mund të futet PD në zgjedhje kur në emrin e kryetarit të partisë të fletës së votimit rezulton Lulzim Basha, Korreshi u përgjigj se nuk është dakord dhe duhet gjetur një modalitet ku të përfshihet e gjithë PD dhe mos të jetë emri as i njërit, as i tjetrit.

Korreshi: Sot Alibeaj dhe Sali Berisha që mund t'i japin zgjidhje problemit. Sado, çdo deputet, pavarësisht...

Pyetje: Nga ana tjetër do kandidojnë me një fletë ku kryetar rezulton Lulzim Basha.

Korreshi: Nuk jam dakord as për këtë. Duhet gjetur një modalitet, një stemë, një koalicion ku të përfshihet e gjithë PD dhe mos të jetë emri as i njërit, as i tjetrit. Nuk jam as për rikthimin e Lulzim Bashës, ky është qëndrimi im që ditën kur i kam kërkuar dorëheqjen e deri më sot.

Unë s'e kam mohuar asnjëherë që shumicën e elektoratit të PD-së e ka Sali Berisha. Kjo nuk më bezdisur fare, por më ka bezdisur që e gjithë situata e agravuar që ndodhi në PD, që një njeri si Sali Berisha me logjikën politike që kishte, nuk duhet ta çonte në këtë në këtë farë feje. Për këtë e bëj përgjegjës. Gjithë jetën kam qenë tifozi i tij në PD, gjithmonë Sali Berisha kemi bërtit.

Me çfarë ndodhi pas 11 dhjetorit e këtej, jo vetëm nga Sali Berisha, por nga të gjitha palët, s'ka pasur logjikë politike, por të gjithë kemi mëshuar tek e vetja pa e llogaritur dëmin që po i bëjmë PD-së, duke përfshirë edhe veten këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS07/03/2023 12:49

Tamam bq! Tamam rol kurve, sepse prostituta ka dinjitet! As kështu dhe as ashtu!!! E dua burrin, por më pëlqen edhe komshiu!!! Tamam kurvë e pështirë!!! Krijesa pa bythë, pa cipë, pa dinjitet dhe pa moral njerëzor!!

Shto koment

Denonco