KAFE SHQETO/ Eksperti: Arsimi nuk ka parë kurrë ditë më të këqija se këto

11:37, 07/03/2023
A+ Aa A-

Sot, 33 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë festojnë '7 Marsin'.

Në këtë ditë të shënuar për arsimin, në studion e 'KAFE SHQETOS' në SYRI TV, ishte i ftuar Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi, i cili u shpreh se fatkeqësisht arsimi është në momentet e tij më të këqija aktualisht.

Mehmeti u shpreh gjithashtu se mësuesit janë kategoria e të punësuarve me pagat dhe kushtet më të këqija, duke u renditur kështu në vendin e fundit në rajon, madje jo vetëm.

“Arsimi është në ditët e tij më të këqija që prej hapjes së shkollës së parë shqipe. Nuk ka parë ditë më të këqija se këto, dhe ditë më të këqija na presin, siç thotë edhe populli “nuk ka sy për qave”, pra ne nuk kemi sot një platformë se ku do e çojmë arsimin. Ne kemi udhëzime pas udhëzimesh, përfshirë edhe udhëzimin e fundit që për tre muaj nxjerrin mësues, gjë që është një nga ngjarjet më të shëmtuara dhe me shumë pasojë për arsimin, këtu e 10 apo 20 vitet e ardhshme.

Kemi shumë më pak nxënës krahasuar me 10 vitet e fundit, kemi shumë më pak mësues dhe jemi të fundit në rajon për pagesën që ju bëjmë për mësuesit. Mësuesi merr një pagë nga më të mjerueshmet, ka kushtet më të vështira të punës, ka kushte jetese shumë të vështuira me një teknologji të prapambetur, me një infrastrukturë mizerabël që nuk krahasohet dot me asnjë, madje as me vendet afrikane, janë shumë herë më mirë se ne.

Në fund ka dhe një problem shumë të madh, që ne nuk kemi më motivim për tu bërë mësues. Nuk ka nxënës... pra janë të rrallë mësuesit që duan të bëjnë fëmijët e tyre mësues dhe janë të rrallë maturantët që zgjedhin mësuesinë për të vazhduar studimet’, u shpreh Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco