'Veliaj mblodhi 41 milionë euro nga taksa e arsimit'/ Këlliçi: 0 shkolla, 0 kopshte, 0 çerdhe

'Veliaj mblodhi 41 milionë euro nga taksa e arsimit'/ Këlliçi: 0 shkolla, 0 kopshte, 0 çerdhe

11:00, 07/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale në 14 maj, Belind Këlliçi ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj se ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa për arsimin dhe nuk ka ndërtuar asnjë shkollë, kopsht apo çerdhe.

‘Janë mijëra familje të cilat nuk kanë një çerdhe, kopësht apo shkollë për fëmijët në lagjen ku jetojnë. Harxhojnë orë të tëra çdo ditë për të çuar e marrë fëmijët në shkolla që janë kilometra larg’, shruan Këlliçi në Facebook.

Gjithashtu Këlliçi ka premtuar se ai do të realizojë një model krejt ndryshe të qeverisjes që i dëgjon qytetarët.

Postimi i plotë:

Janë mijëra familje të cilat nuk kanë një çerdhe, kopësht apo shkollë për fëmijët në lagjen ku jetojnë. Harxhojnë orë të tëra çdo ditë për të çuar e marrë fëmijët në shkolla që janë kilometra larg.

Kryebashkiaku e ka braktisur Tiranën dhe nuk pyet për këto halle të përditshme të qytetarëve. Ai ka mbledhur mbi 41 milionë euro taksa për arsimin të cilat do kishin mjaftuar për ta ndërtuar një shkollë të re në këtë zonë të Tiranës.

Unë propozoj për të ardhmen një model krejt ndryshe të qeverisjes që i dëgjon qytetarët. Një qeverisje që përpiqet të krijojë kushte të denja jete duke ndërtuar çerdhe, kopshte e shkolla të reja atje ku ata kanë nevojë. Ju ftoj të jepni komentet tuaja për këtë problem që prek shumë lagje të Tiranës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco