Shtyhet gjyqi/ Salianji: Sokol Sadushi ka lidhje të ngushta me Fatmir Xhafën

Shtyhet gjyqi/ Salianji: Sokol Sadushi ka lidhje të ngushta me Fatmir Xhafën

10:46, 07/03/2023
A+ Aa A-

Shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ky i fundit kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, e cila është edhe bashkëshortja e Sokol Sadushit. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar, ndërkohë që do të vendoset edhe një datë tjetër për seancën.

Duke folur për mediat, Salianji e quajti skandal që përpara drejtësisë shkojnë ata që denoncojnë në emër të drejtësisë dhe jo trafikantët. Salianji tha se veproi drejt kur denoncoi vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Deputeti tha se gjyqtarja Edlira Petri ka shprehur njëanshmëri politike, ndaj kërkoi përjashtimin.

“Ka shprehur njëanshmëri politike duke ndërhyrë në debatin e brendshëm të PD kur ka qenë gjyqi për vulën,” tha Salianji.

Ndërkohë sipas tij, bashkëshorti i Petrit, Sokol Sadushi dihet që ka lidhje të ngushta me Fatmir Xhafën.

“Dihet botërisht miqësia familjare e zotit Sadushi me Fatmir Xhafën. Nga ana tjetër gazetari Jetmir Olldashi ka bërë disa vendime për vetingun e zotit Sadushi, pse nuk u bë siç duhet, por pati një preferencë ndaj vetingut të tij,” tha Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco