Salianji kërkon përjashtimin e Edlira Petrit, e akuzon për njëanshmëri

Salianji kërkon përjashtimin e Edlira Petrit, e akuzon për njëanshmëri

10:18, 07/03/2023
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin Ervin Salianji. I pranishëm në sallë është vetë deputeti Ervin Salianji, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatore Edlira Petri.

Sipas Salianjit, ka papajtueshmëri ligjore, pasi Petri është bashkëshorte e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili ka qenë pjesë e një kolegji që është shprehur me vendim për një nga vendimet e ndërmjetme të Shkallës së Parë.

“Kemi dyshime për njëanshmëri nga gjyqtarja Petri. Caktimi i seancës gjyqësore është bërë me qëllim mos-rishortimin e kësaj dosjeje gjyqësore, pasi e njëjta gjyqtare ka pasur dosje të regjistruara shumë më herët, por për të cilat nuk ka caktuar datë për seancë të parë.

Petri përfshin kritere subjektive në arsyetimin e përshpejtimit të gjykimit të çështjes. Përshpejtimi është bërë për të hequr mundësinë e mosrishortimit, për të mos e hequr këtë dosje nga duart e gjyqtares Petri”, deklaroi Ervin Salianji në seancë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco