SYRI TV/ DEA shmang shtetin shqiptar, reagimi pas skandalit në SHISH

09:33, 07/03/2023
A+ Aa A-

Agjencia amerikane DEA, nuk ka më besim te Policia e Shtetit dhe SHISH, duke kërkuar kanale të reja për informacione. Përmes njoftimit të ambasadës amerikane në Tiranë, DEA, u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë në adresën e tyre, rastet e trafikut të drogës 

SYRI TV

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kane me besim te institucionet shqiptare.

Ndërsa sipas legjislacionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, DEA vepron në vendin tonë si bashkëpunuese për marrjen e informacionit nga Policia e Shtetit dhe kryesisht nga SHISH, sot këto kanale janë të pabesueshme për agjencinë amerikane DEA. Me anë të një njoftimi, ambasada e SHBA në Tiranë, publikoi kërkesën e DEA-s, drejtuar qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë te ajo të gjitha rastet e trafikut të drogës.

“Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në: WhatsApp ose me email. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

Vetëm pak ditë më parë, Syri TV denoncoi se si drejtuesi i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi shkarkoi dhe transferoi drejtuesit e njësisë së Antiterrorit dhe Antidrogës në SHISH, e cila ishte struktura që mbante kontaktet me DEA-n amerikane. Pas këtyre lëvizjeve, vjen dhe ky qëndrim i DEA-s, që kërkon vendosjen e kanaleve të reja të informacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco