'Mësues, bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos i plaçkisni familjet!'

'Mësues, bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos i plaçkisni familjet!'

08:58, 07/03/2023
A+ Aa A-

Nga akademik Artan Fuga.

E them çdo 7 mars: mësues, sidomos mësuese, urime për festën e shkollës! Nuk është festa vetëm e mësuesit, por edhe e nxënësve, prindërve. Mos merrni dhurata materiale, mos i pranoni, kthejini mbrapsht me ëmbëlsi, mos shkatërroni jo vetëm nderin tuaj profesional, por edhe figurën e mësuesit!

Bëjuni dhurata nxënësve sot, mos merrni, mos plaçkisni familjet!

Në asnjë vend të qytetëruar mësuesi nuk rrëmben gjoja dhurata nga nxënësit, buzëkuqe, brekë, orë të shtrenjta a të lira, këpucë, telefona, lekë në dorë, sepse ky është degradim moral i shoqërisë dhe i shkollës.

Nxënësit jua japin, por nuk ka të bëjë me rolin e ndritur të mësuesit, kur rriten a shkojnë në stade të tjera e kujtojnë këtë gjest me neveri!

Është një vjedhje, hajdutëri, e fshehur gjoja pas respektit!

Pranoni vetëm një urim, një gjethe peme, një shtrëngim duarsh, një këngë, një fjalë, por mos hyni në moralin sundues të një plaçkitjeje masive, të ndyrë, të bekuar edhe nga institucionet, sepse torbat dhe qeset që keni në duar sot janë grushte që i jepni edukatës!

Unë sot botoj çdo foto ku paraqiten mësues me torbat e qese dhuratash të ndyra!

M'i dërgoni!

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco