‘Sali Berisha është kryetari real’, Mustafaj: Mosregjistrimi i dorëheqjes, hile e Bashës për tu kthyer në krye të PD

‘Sali Berisha është kryetari real’, Mustafaj: Mosregjistrimi i dorëheqjes, hile e Bashës për tu kthyer në krye të PD

08:53, 07/03/2023
A+ Aa A-

Edhe pse dha dorëheqjen, Lulzim Basha vijon të jetë ligjërisht kryetar i PD  duke qenë se dorëheqja e tij nuk u formalizuar në gjykatë.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në Rtv Ora e sheh këtë veprim të Bashës si një hile për tu rikthyer sërish në krye të PD pa ju nënshtruar procedurave normale.

"Në rregull nuk është Lulzim Basha, i cili edhe ka bërë dorëheqjen publike, edhe nuk ka bërë regjistrimin formal të kësaj dorëheqje. Kjo tregon se ka një hile dhe qëllim nga ana e tij për tu rikthyer përsëri pa kaluar përmes procedurave normale. Ka lënë litarin jashtë për t'ju bërë dëm atyre që janë në punë".

Në mes tre pretendentëve, ai thotë se kryetar real i PD është Berisha.

"Kryetari real për mua është Sali Berisha. Ka një Kuvend dhe votim nominal për Sali Berishën. Unë jam një nga ata që kam votuar për Sali Berishën, masa e gjerë e anëtarëve njeh Sali Berishën si kryetar".

Alibeajn e sheh të avantazhuar te grupi parlamentar.

"Deputetë ka, ka një masë të konsiderueshme të grupit parlamentar me vete. Ai është një kryetar në detyrë jo i zgjedhur nga askush. Nuk ka pasur rast as vetë ti japë vetes votën. Struktura që drejtopn Alibeaj nuk funksionon si organizatë politike në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Nuk mbledh strukturat se nuk ka kë të mbledhë".

Bashkimin e dy fraksioneve e sheh të pamundur dhe një 6 mars i dytë është i mundur sipas tij në disa prej bashkive.

"Po, por jo në të gjitha bashkitë. Sali Berisha ka deklaruar se Basha dhe Alibeaj nuk kanë më lidhje me PD. Janë të vetmit me të cilët PD nuk do të diskutojë bashkimin. Këmbëngulja e Alibeaj është e tillë që nuk e mundëson negociatën. Unë besoj shumë, nga komunikimi me demokratë të vjetër, që nuk pranojnë që PD të dalë me dy kandidatë dhe po shkojmë drejt kandidatit që ka shanse më shumë".

E ndërsa zgjedhjet janë afër, Alibeajn e sheh të limituar te burimet njerëzore.

"Në shumnicën e rasteve nuk do ti ketë. Duhen 800 e ca komisionerë. Që këtu dyshoj shumë. Dhe kur PD ka qenë e bashkuar kemi pasur vështirësi për të gjetur komisionerë seriozë dhe të përgjegjshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco