Boçi: Gëzuar 7 Marsin, ditën e mendjes së hapur dhe të shpirtit që lyp dritë

Boçi: Gëzuar 7 Marsin, ditën e mendjes së hapur dhe të shpirtit që lyp dritë

07:50, 07/03/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kreu i Grupit parlamentar të PD dhe kandidat për bashkinë e Elbasanit, njëherësh pedagog, i ka uruar sot mësuesve në mbarë vendin, gëzuar festën.

Në shënimin e tij në Fb këtë mëngjes, Boçi shkruan:

"Rrallë një festë ka fuqinë të përfshijë më shumë njerëz se 7 Marsi. Në një mënyrë ose në një tjetër, në çdo çast të jetës ne jemi Nxënës. Dhe po ashtu disa prej nesh kujtohemi prej dikujt për faktin se jemi apo kemi qenë Mësues. Kjo e bën 7 Marsin festën e të gjithëve.

Për shqiptarët, kjo është Dita e Mendjes së Hapur dhe e Shpirtit që lyp dritë…

Gëzuar mësuesit e mi të paharrueshëm - të gjithë sa jeni. Gëzuar të gjithëve këtë Ditë të madhe të fitores së Dijes mbi Errësirën, këtë ditë kombëtare të vetëdijes se “Dritë e Diturisë përpara do të na shpjerë”. Gëzuar 7 Marsin!" përfundon ai. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco