Ti e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty

Ti e ban ndryshimin! Elbasani ka nevojë për ty

22:39, 04/03/2023
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi

Kontratën e nisur me demokratët në 4 dhjetor pas procesit të Primareve dhe kontratën e përhershme që kam lidhur me qytetarët e Elbasanit, të cilët më kanë besuar dhe votuar vazhdimisht në çdo betejë elektorale, e kam të panegociueshme dhe të pazgjidhshme!

Përpjekja për ta zhbërë Partinë Demokratike, duke rrëmbyer dhunshëm të drejtën e saj për t’u regjistruar në zgjedhje, nuk do të pengojë kurrsesi betejën tonë të nisur për ndryshimin e Elbasanit!

Demokratët do dijnë të jenë të bashkuar në një përballje që, përtej çdo problematike që ka brenda nesh, të ngrihen në lartësinë e përgjegjësisë politike dhe qytetare duke u përballur të gjithë bashkë me një pushtet të kalbur që ka 16 vjet që sundon Elbasanin!

Miqtë e mi, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë të qindra betejave në Partinë Demokratike unë ju bëj thirrje të vazhdojmë pa u ndaluar këtë rrugëtim që padiskutim do të sjellë FITOREN, për t'i rikthyer më në fund qytetarëve Bashkinë.

Unë i bëj thirrje të gjithë strukturave të Partisë Demokratike në Elbasan, të jenë tërësisht të angazhuara në misionin tonë për t’u përballur drejtëpërdrejtë me regjimin e drejtuar nga Edi Rama dhe ushtarët e tij lokalë!

Ajo që dje u mendua si goditje për eleminim, do të shndërrohet në ushtrimin më të fortë të demokracisë!

Ne kemi treguar se ia dalim!

Të gjithë bashkë do t'ia dalim!

Secili prej jush e ka në dorën e tij për të bërë ndryshimin!

Përtej fjalëve: Ti e ban ndryshimin.

Elbasani ka nevojë për ty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco