'Asnjë shqetësim për vulën'/ Meta në Vorë: Opozita drejt 14 majit me fuqi të dyfishuara

'Asnjë shqetësim për vulën'/ Meta në Vorë: Opozita drejt 14 majit me fuqi të dyfishuara

19:47, 04/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi këtë të shtunë një takim me strukturat e partisë atje, ku shprehur mbështetjen ndaj kandidatit të dalë nga procesi i primareve të zhvilluara nga PD në bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha.

Gjatë këtij takimi, Meta deklaroi se vula nuk është shqetësim, duke iu referuar vendimit të paprecedentë të Gjykatës së Apelit kundër PD, ndërsa shtoi se opozita do të shkojë drejt zgjedhjeve vendore të 14 majit me fuqi të dyfishuara. 

"Meta: Partia e Lirisë është e vendosur që Vora në 14 maj të kontribuoj për një ndryshim të jashtëzakonshëm. Kjo është e domosdoshme. Vora është në një situatë tepër të dëshpëruar sot. Në 4 vjet rilindja ka ndërruar 4 kryetarë në Vlorë duke injoruar vullnetin e qytetarëve. Mbi 50% e administratës nuk janë nga Vora por vijnë për të marrë rrogën dhe për të bërë qoka. Si mund të falimentojë Bashkia e Vorës? Me 600 e ca biznese të mëdha, me 1 mijë e ca biznese të vogla. Vetëm rilindja mund ta falimentojë. Në 14 maj të gjithë të votojmë për ndryshimin, të gjithë të votojnë për Indrit Hoxhën. 

Në 14 maj asnjë shqetësim për vulën. Vulës le ti gjejë vendin dhe ta fusi Edi ku i shijon më shumë. Si mjafton vula e PS le ta marri dhe vulën tjetër. Nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që me këto manovra dhe kaq të ulëta dhe të ndyra të provokojë opozitën që të mos hyjë në zgjedhje. Jo opozita do të dyfishojë dhe trefishojë forcën dhe energjinë e saj. Kjo tregon vetëm panikun e tij, dëshpërimin se uragani opozitar është i papërmbajtshëm dhe e kupton se ora e llogaridhënies është e pashmangshme. Ne do të shkojnë drejt 14 majit me fuqi të dyfishuara dhe do ti japim rilindjes atë mësim që meriton.  

Është momenti për ta dërrmuar rilindjen dhe ne do ta dërrmojmë. E keni parë çeren e Ramës, ia mori çeren Mcgonigali. Pse do ai të shkatërrojë opozitën dhe pluralizimin? Do sepse do të vjedhë dhe do që njerëzit ta duartrokasin nga frika. Ne do ti japim atij një mësim të mirë për 100 vitet e ardhshme. Do të godasi plurazimin opozitën. Të gjitha votat për Endrit Hoxhën dhe opozitën. Të gjitha votat do t'i kthejmë në besim për ju. Na jepni fuqi t’ju japim llogari. Fuqia janë votat. Buxheti i bashkisë do jetë transparent. Mundësitë janë kaq të mëdha për Vorën pasi Vora është një parajsë. Është afër aeroportit dhe me pak ide për të tërhequr investitor serioz jo vetëm nga Vora që nuk ngel njeri pa punë por këtu do vijnë të punojnë nga Tirana dhe nga Kamza. Të gjitha votat për Endritin dhe opozitën e bashkuar. Na jepni fuqi t’ju japim llogari.", u shpreh Meta.

Kreu i PL tha gjithashtu se mbi 50% e administratës së kësaj bashkie, s’kanë asnjë lidhje me komunitetin.

Sipas Metës, punonjësit vijnë vetëm për qokat e “Rilindjes”.

"Ndryshimi është një nevojë ulëritëse. Vora është në një situatë dëshpëruese. pas 11 vitesh qeverisje të Ramës dhe pas 4 vitesh të një monizmi vendor. Në katër vite , katër kryetarë ka ndërruar Rilindja në Vorë.

Mbi 50 % e administratës në Vorë, nuk kanë lidhje me komunitetit, por vijnë për të marrë rrogën dhe për të bërë qokën për partinë e Rilindjes. Duhet të investohej në shërbim të komunitetit të infrastrukturës. 12 mln euro shkojnë në xhepin e Ramës dhe jo për infrastrukturën. Me të gjitha ata që janë prekur nga tërmeti është luajtur tragjedi", theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco