'Portalet s'e shkruajnë emrin e qytetit sipas rregullit gjuhësor'/ Analisti: Rama ka marrë titull në Peskara!

'Portalet s'e shkruajnë emrin e qytetit sipas rregullit gjuhësor'/ Analisti: Rama ka marrë titull në Peskara!

22:07, 28/02/2023
A+ Aa A-

Analisti Hysni Gurra ka komentuar titullin që mori Edi Rama këtë të martë në qytetin italian, Peskara. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gurra vëren se portalet që kontrollon Endri Fuga kanë bërë një 'lapsus'. 

Ai shkruan se emri i qytetit italian ku është laureuar Edi Rama shqiptohet Peskara, sipas rregullit gjuhësor. 

Por porosia për portalet që ta shkruajnë Pescara, duke injoruar rregullin gjuhësor. 

"Siç shkruani Ankona, Venecia, Bruksel jo Bruxelles, Nju Jork e jo New York etj. KM nuk është vlerësuar në ndonjë qytet me 6, 7 apo 8… që të prishet rregulli i drejtshkrimit kështu", shkruan Gurra.

Postimi
Janë namusqar, nuk e dinë rregullin si shkruhet, apo ua ka shkruar Fuga i Ramës qëllimisht ashtu titullin?
Rama ka marrë titull në Peskara, edhe urime për këtë!
Ajo që bie në sy është uniformiteti i emrit të qytetit në të gjitha titujt e portaleve.
Asnjë medium nuk e shkruan korrekt emrin e qyteti ku është vlerësuar KM.
Rregulli gjuhësor është të shkruhet siç e themi me tingull, siç e flasim dmth. Pse asnjë portal nuk e shkruan emrin në titull sipas rregullit gjuhësor?
Siç shkruani Ankona, Venecia, Bruksel jo Bruxelles, Nju Jork e jo New York etj.
KM nuk është vlerësuar në ndonjë qytet me 6, 7 apo 8… që të prishet rregulli i drejtshkrimit kështu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco