SYRI TV/ Të rinjtë e FRPD ftojnë për protestë, broshura qytetarëve të Lezhës për 3 Marsin

14:19, 28/02/2023
A+ Aa A-

Me broshura në duar dhe me arsyet konkrete, të rinjtë ë FRPD në Lezhë së bashku me deputeten Lindita Metaliaj, kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 3 marsit. Metaliaj vuri theksin te braktisja e vendit nga të rinjtë, ndërsa kreu i FRPD Lezhë u shpreh se qytetarët duhet të protestojnë për të ardhmen e tyre.

Nga SYRI TV

Të rinjtë e FRPD në Lezhë të shoqëruar nga deputetja, njëherësh kryetare e PD, Lindita Metaliaj, kanë ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së opozitës më 3 mars para kryeministrisë. Deputetja demokrate Lindita Metaliaj vuri theksin se qyteti i Lezhës është boshatisur nga të rinjtë të cilët për shkak të keqqeverisjes janë larguar nga vendi.

Kryetari i FRPD, Kristian Doda, tha se lezhjanët kanë 1001 arsye për të dale në protestë për të ardhmen e shqiptarëve.

Teksa kanë marrë broshurat qytetarët të ndryshëm, kryesisht sektori i biznesit të vogël ka shprehur shqetësimin për situatën e vështirë më të cilët po përballet këto 10 vitet e fundit.

Gazetar: M.Marku

Pamje: SYRI TV

Montazhier: L.Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco