Meta: SPAK u vonua, me lekët e inceneratorëve Rama vodhi zgjedhjet

21:35, 24/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta ishte i ftuar në emisionin Çim Peka Live, për të diskutuar për skandalet dhe korrupsionin që qeveria dhe kryeministri Rama kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë çdo ditë në vend.

Meta është shprehur se SPAK është vonuar me procedurat për të hetuar mega-aferën e inceneratorëve dhe të vendosjes para drejtësisë të gjithë personat e implikuar.

"Spaku ka bërë procedurat e veta por nuk i ka bërë në kohën e duhur sepse duhej bërë para 25 prillit. Ato dokumenta janë publikuar nga unë të një televizion kombëtar dhe janë depozituar në mars nga LSI dhe askush nuk u prek në atë kohë sepse partia donte që me lekët e inceneratorëve të blinte votat për zgjedhjet.

Ata kishin si qëllim kryesor votat e LSI në atë kohë, veprimi i SPAK është tepër i vonuar. Ndërkohë që Rama shton skandalet e tjera këta ka një ngadalësim të madh ndaj fakteve sepse kjo i intereson Ramës për të thënë që  shiko se diçka po ndodh dhe merruni me këta që ai i ka zhytur në paligjshmëri dhe merrte me vjedhjet e reja.

Te vjedhja e inceneratorëve kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal sepse janë 17 vendime të qeverisë që janë marrë në presionin të Edi Ramës, ndërsa drejtori i prokurimeve publike e ka lënë më shkrim atë kohë që këto janë të kundërligjshme, sepse ministra aty e kanë cilësuar këto janë afera të paligjshme kjo edhe e vërtetuar nga Shkëlqim Cani që dorëzojë postin nga presioni dhe nuk dëshironte të përlyej në këtë aferë."- U shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco