Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Baçi kërkon llogari pse e përjashtuan nga Kuvendi: Këta deputetët e PS, patronazhistët e mi janë?!

Baçi kërkon llogari pse e përjashtuan nga Kuvendi: Këta deputetët e PS, patronazhistët e mi janë?!

11:05, 23/02/2023
A+ Aa A-

Luan Baçi, deputeti i PD ka marrë fjalën në Kuvend në mesin e revoltës, duke kërkuar të mësojë se kush e ka kërkuar përjashtimin e tij nga Kuvendi.

“Si shumë të tjerë, - tha Baçi, - unë sot mbarova dënimin politik dhe u ktheva në Kuvend. Të paktën kur mbaron dënimi politik, punonjësit e Gardës duhet t’i orientoni të na lënë të futem brenda, se m’u hodhën të gjithë përsipër sot, disa nga koka, disa nga këmbët dhe nuk po më linin të hyja brenda! Gjithsesi pasi u sqarua situata, hyra, por po i merrni në qafë ata punonjës se do t’i drejtohemi edhe organeve gjyqësore për veprimet e tyre se ku i mbështesin urdhrat që nuk na i paraqesin. Përjashtimin e kam marrë vesh nga mediat.  Keni bërë një zgjedhje shumë brilante: Vini 6-7 deputetë të mazhorancës, propozojnë dhe na përjashtojnë. Nuk e kuptoj, këta deputetët e mazhorancës, patronazhistët e mi kanë qënë atë ditë?!

Nikolla: Ju lutem, përmbahuni procedurës! Po bëni histori!

Baçi: Nuk po bëj histori! Kërkoj llogari, pse më përjashtuat? Kush firmosi?! Dhe ata deputetë të mazhorancës dhe ju të ma argumentoni çfarë shkeljesh kam bërë?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco