'Bëjnë zhurmë'/ Alibeaj pro përjashtimeve të deputetëve të PD

'Bëjnë zhurmë'/ Alibeaj pro përjashtimeve të deputetëve të PD

21:43, 22/02/2023
A+ Aa A-

I komanduari i Edi Ramës në krye të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka justifikuar përjashtimet e 25 deputetëve të Partisë Demokratike nga seancat parlamentare me argumentin se ata bëjnë zhurmë.

Vendimi i mazhorancës është i paprecedentë, pasi për herë të parë deputetët po përjashtohen edhe për deklarata e qëndrime në konferenca shtypi e intervista televizive. 

Njësoj si Alibeaj, të njëjtin argument përdori edhe Edi Rama.

Por në fakt deputetët e PD thjesht kërkojnë që Rama të shkojë në Parlament për interpelancë me opozitën për skandalin me Charles McGonigal dhe të marrin fjalën, me të njëjtin minutazh si deputetët e mazhorancës. 

Ja si u shpreh Alibeaj: 

"Nuk kam heshtur, nuk kam heshtur dhe e di pse? Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë për atë që ka ndodhur në kuvendin e Shqipërisë, në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar, unë po ju them një gjë tjetër. Unë nuk jam kurrsesi dakord që të krijohet një situatë rrëmuje brënda foltores së kuvendit dhe kjo t’i shërbejë Edi Ramës.

Pse i shërben Ramës? Me skandalin e fundit që i ka dalë, këtu biem dakord ku është i kapur me mësëpaku me 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI, për të goditur Partinë Demokratike, minimumi duhet që kryeministri të japë shpjegime para Kuvendit dhe para publikut. Kam kërkuar unë dy herë interpelancë, ne s’mund të t’ia bëjmë atij komoditetin duke bërë zhurmë, por të vijë të flasë.

Se ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz, që nga shtatori i vitit të kaluar çfarë nuk thanë për PD dhe për Lulzim Bashën, paratë ruse, rublat ruse. Madje arritën deri atje ku thanë se panë ambasadorin rus që me një torbë po ngjiste shkallët e PD.

Pra me paratë e Edi Ramës me spiunin e sigurimit Agron Neza me Dorian Duçkën e PS, me McGonigal që lobon kundër PD. Këto i ka folur Sali Berisha dhe një grumbull deputetësh të tjerë që nëse hapin këto duhet t’i vijë turp. Duhet kërkuar minimumi ndjesë. Që hodhën baltë mbi PD". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku23/02/2023 09:31

Posi mor alibeaj, ju na qenkerkeni kunder rames! Po shyqyr qe na ndricuat, sepse nuk e kishim marre vesh deri tani pozicionin tuaj! Po te shijon shume posti i kryetarit te PD-se, por mos u gezo parakohe, sepse shoqeria shqiptare ty dhe disa te tjere do t'ju perbuze dhe do tju lere ne harrese si tradhetare te ceshtjes shqiptare! Me thirjen tuaj a ju erdhi rama ne interpelance?????? Fitimet e mc gogolit mos ju shperndane edhe juve per tradhetine tuaj??? TURP!! Behuni burra dhe terhiqni padine nga gjykata mor te mjere!

Gj23/02/2023 05:41

Ty të është shkëputur lëkura nga trupi dhe truri që nuk skuqesh as zverdhesh! Si çdo njeri i "pompuar" pa asnjë meritë, në fund mbetesh një maskara i pavlerë! (Për edramën ke vlerë ndaj mos u mërzitë se ç'thonë njerëzia...).

Shto koment

Denonco