'Qeveritarët fshehin krimin'/ Berisha: Të rinjtë protestojnë tek prokuroria për vrasjen e Joy Ayoko

'Qeveritarët fshehin krimin'/ Berisha: Të rinjtë protestojnë tek prokuroria për vrasjen e Joy Ayoko

20:01, 20/02/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra të rinj kanë protestuar mbrëmjen e sotme tek prokuroria e Tiranës për mos zbardhjen e vrasjes së të resë keniane, Joy Ayoko e cila ndërroi jetë në vendin e saj, vetëm pak ditë pasi u transportua me avion ambulancë nga Tirana.

Për këtë protestë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, që akuzon qeverinë dhe prokurorinë për fshehje të krimit.

‘Të rinjtë protestojnë tek prokuroria për vrasjen e 22 vjeçares, Joy Ayoko dhe fshehjen e krimit qeveritar nga prokuroria!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në Facebook.

E reja keniane Joy Ayoko punonte në Shqipëri në një kazino, ndërsa në një ditë fundgushti ajo u dhunua dhe u shty nga dritarja e dhomës së saj në shtëpinë ku jetonte dhe ra në tokë.

Dy ditë më vonë, shoqja e saj e gjeti në gramhat e fundit të jetës.

Për muaj me radhë kjo ngjarje e rëndë u mbajt e fshehtë dhe nuk u raportua as nga policia. Këta të fundit, u justifikuan me arsyetimin se janë duke hetuar, ndërsa prokuroria nga ana e saj nuk kishte marrë asnjë veprim hetimor.

Vetëm deklaratat në media të mamasë së vajzës së re keniane, bënë që të denoncohej krimi i rëndë që kishte ndodhur dhe heshtja e pajustifikuar e institucioneve shtetëtore.

Tani ajo ngjarja është kthyer në vrasje dhe të rinjtë mbrëmjen e sotme kërkuar gjetjen e autorëve të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco