Neza: Në Parlament ka patur të shtëna me armë dhe s'ka patur kurrë kaq shumë përjashtime

19:30, 20/02/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv ka komentuar skandalet e fundit të ndodhura në Parlament në lidhje me përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së.

Neza ka bërë një krahasim të situatave në Parlament, në të kaluarën, kur janë regjistruar edhe të shtëna me armë zjarri, por asnjëherë nuk ka patur kaq shumë deputetë të përjashtuar.

“Kur PD-ja ishte në qeveri kishte debate shumë të ashpra në parlament midis dy palëve por ka një dallim shumë të rëndësishëm tani,  i cili në fakt e ka bërë që ajo që po ndodh në parlament të jetë ose reflektim i gjithë jetës politike shqiptare ose ndërkohë dhe ta rireflektojë gjendjen në parlament. Në kohën e mazhorancës në pushtet të PD-së kur ndodhnin këto debate, ose edhe më herët, kishte debat midis dy palëve politike në parlament por institucionet ishin të balancuara. Ne në këtë parlament kemi parë që njerëzit janë gjuajtur me pistoletë, kemi parë që kanë shkuar në parlament me gjëra të palejuara edhe nga rregullorja e atëhershme edhe nga e tanishmja por nuk kemi parë asnjëherë një furtunë të tillë përjashtimesh siç kanë ndodhur tani me zonjën Nikolla në krye të parlamentit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco