Berisha sulmon Veliajn dhe Çuçin: Revolucioni do të flasë edhe me ju!

14:35, 11/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal te bunkeri përpara Ministrisë së Brendshme, për t’i dërguar një mesazh kreut të kësaj ministrie, Blendi Çuçit.

“Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, që është anëtar i organizatës kriminale të Ramës, se ai duhet të japë urgjentisht dorëheqjen.

Ky marshim është paqësor, por ky ka objektivat e tij taktike dhe strategjike. Do t’i mësoni në ditët në vazhdim. Ditën e hënë revolucioni është përpara parlamentit,” tha Berisha.

Më pas ai u drejtua për te Bashkia e Tiranës, duke rezervuar një mesazh për Erion Veliajn.

“Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë, është një nga hajdutët më të shpifur, më të patolerueshëm që ka pasur qyteti ndonjëherë. Ne erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë.

Ky njeri ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri për veten dhe familjen e tyre. Erdhëm këtu për t’i dhënë mesazhin: revolucioni do flasë me të!” tha Berisha.

Marshimi vazhdoi te selia e PS.

“Kam ardhur së pari për një mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndershëm shqiptarë. Kam ardhur për t’u thënë se kjo ndërtesë është shndërruar në simbolin e të keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Edi Rama,” tha kryetari demokrat.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco