Lajmi i fundit

LIVE/ Mbledhja e kryesisë së PL, flet kryetari Ilir Meta

Noka: Nëse pas 11 shkurtit Rama nuk jep dorëheqjen, nuk do të ketë më rehat në atë karrige!

Noka: Nëse pas 11 shkurtit Rama nuk jep dorëheqjen, nuk do të ketë më rehat në atë karrige!

08:24, 10/02/2023
A+ Aa A-

Në “Drejt” në RTV Ora, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, u shpreh se Rama e ka shpallur veten sulltan dhe nuk pranon hetim nga SPAK-u e komisione hetimore.

Ai tha se pas 11 shkurtit nëse kryeministri nuk jep dorëheqjen, atëherë opozita nuk do ta lerë që të rrijë rehat në karrigen e tij.

Noka: A ka shqiptar që mund të pranojë për kryeministër, që ka treguar se ka shpallur veten si sulltan të Surrelit, pasi tha se kushtetuta është leckë, duke mos pranuar një komisioni hetimor kundrejt tij, ndërsa kushtetuta ia njeh 1/5 së deputetëve që të mblidhen dhe bëhet komision automatikisht.

Ai e shpalli veten Sulltan duke thënë se SPAK-u nuk do ta hetojë. Këto janë arsye për të kërkuar dorëheqjen dhe po nuk dha dorëheqjen do të ketë përballje. Ne kërkojmë largimin e këtij kryeministri që është turpi i Shqipërisë. Jemi të përgatitur që pas 11 shkurtit, nëse Rama nuk jep dorëheqjen, nuk do të ketë rehat në atë karrige.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco