Zgjedhjet e 14 majit, Korreshi i bindur: PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje

Zgjedhjet e 14 majit, Korreshi i bindur: PD nuk do dalë me dy kandidatë në Lushnje

08:18, 09/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Saimir Korreshi deklaroi në Ora News se cilido qofshin pozicionet e dy palëve në PD, nuk do të dalin me dy kandidatë në Lushnje për zgjedhjet e 14 majit.

Korreshi: Deri në fund do jem i bindur se do realizohet. Me dy kandidatë do doja të ikja në tjetër shtet ose siç kanë bërë këtu disa kandidatë dhe zyrtarë tanë si të sëmurë, më dhemb veshi i mesit, më shemb kurrizi, me 45 temperaturë. Por mesa kam folur me demokratët e Lushnjes, ne kemi kaluar një betejë shumë të ashpër sa nuk i shkojmë demokrati demokratit në xhenaze. Imagjino ku ka arritur inati mes demokratëve. Nuk jemi te Netflix që ta bëjmë me seriale. Morëm leksionin. Pavarësisht se unë që në 6 mars doja të dilnim me një kandidat, se gjetëm zgjidhjen.Tirana doli më e fortë se ne. Por kësaj radhe gjykoj se nuk do dalim me dy kandidatë në Lushnje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco