Redon Meksi: Qesharake, Ahmetaj vodhi miliona, tani 'digjet' nga...prenotime hoteli

19:20, 07/02/2023
A+ Aa A-

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, juristi dhe aktivisti Redon Meksi komentoi procedimin penal nga ana e SPAK për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.   

Meksi është shprehur se situata me Ahmetajn është në kufirin e një komedie sepse të kesh vjedhur miliona dhe në fund të arrestohesh për një biletë avioni dhe hoteli është shumë qesharake.

"A kemi gjetur fakte që të bëhet arrestimi ose që të merret një masë ndaj zotit Ahmetaj apo jo? Në qoftë se nga shtatori deri më sot kanë hetuar gjithë këto kohë dhe s'paskan gjetur asnjë gjë, tani i bije që zoti Ahmetaj qenka shumë i ‘pastër’. Mjafton pjesa e biletave të avionit, që është nga grykësia, sepse unë s'e kuptoj që d.m.th, ta hash në fund për 2000 euro hotel e që ta bësh me emrin tënd dhe ta blejë tjetri! 

Mjafton kaq për të kuptuar lidhjen dhe pagesën që ka marrë. Prap jemi në shkelje të ligjit. Këto s’kanë gjetur asgjë nga shtatori deri më tani por të tjerët janë arrestuar. Në mbyllje të hetimit Ahmetajt nuk i kanë gjetur asnjë lloj prove apo fakti që të kërkojmë sigurimin personal të tij".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco