PL mbledh KDK-në, Xhixho: Arsimi ka dështuar. Nuk përgatisim dot mësues, sepse nuk ka kapitale

PL mbledh KDK-në, Xhixho: Arsimi ka dështuar. Nuk përgatisim dot mësues, sepse nuk ka kapitale

10:21, 01/05/2024
A+ Aa A-

Partia e Lirisë ka mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar, ku në fokus janë problemet me të cilat përballet arsimi sot në Shqipëri si pasojë e keqqeverisjes së vendit nga mazhoranca socialiste.

Gjatë fjalës së saj, Zëvendës Presidentja e kësaj partie Erisa Xhixho theksoi se “PL ka një plan të qartë se si mund ta rikthejmë Shqipërinë, shqiptarëve. Kjo qeveri e korruptuar i ka bërë të këqija vendit. Janë 5 prioritete të PL-së, të cilat janë të panegociueshme. Ato do të zbatohen sapo ne të jemi në qeverisje nesër. Nëse flasim për të ardhmen, duhet të flasim për edukimin, për shkollat. Politikat e dështuara pa vizion e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë. Nuk përgatisim dot mësues, se nuk kemi kapital njerëzor. Ndaj rritja e pagave për pedagogët, që ishin qesharake, nuk ka zgjidhur asnjë problem.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco