Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës

Gjukanoviq: E mbështesim rrugën evropiane të Kosovës

16:54, 07/02/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i tij mbështet ambiciet e Kosovës për anëtare të Këshillit të Evropës dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha Gjukanoviq.

Siç transmeton REL, Gjukanoviq tha gjithashtu se Mali i Zi po ndjek me kujdes gjithçka që po ndodh në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të bindur se mund të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme. Me zgjidhjen e kësaj çështjeje – do të zgjidhej dukshëm çështja e stabilitetit e këtij rajoni”, tha ai.

Presidentja Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat.

“Mali i Zi dhe Kosova janë shtete sovrane dhe qartësisht të përkushtuara në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të punojmë me synimin për të zgjidhur çështjet e së kaluarës sonë të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë në rrugën e paqes dhe stabilitetit”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco