‘Telefonatat e gjata Rama- McGonigal sollën edhe hakmarrjen e dashnores’

‘Telefonatat e gjata Rama- McGonigal sollën edhe hakmarrjen e dashnores’

10:13, 06/02/2023
A+ Aa A-

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, personi i cili denoncoi aferat e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania, të pathënat e çështjes ku përfshihet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Guerriero tregon me detaje mënyrën se si arriti t’i kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-zyrtari i lartë amerikan i kundërzbulimit.

“Charlie më thoshte që ishte mik me kryeministrin Rama dhe m’u duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në Nju Jork, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte,” tha Guerriero.

Ndërkohë analisti Andi Bushati, tha se kushdo që ka qenë dëshmitar i bisedave telefonike të Edi Ramës, e kupton hakmarrjen e Allison Guerriero.

“Kush ka qenë ndonjëherë dëshmitar për të dëgjuar se ç'u bën Rama me telefonata atyre me të cilët ka interes, e kupton më mirë hakmarrjen e dashnores së McGonigalit ndaj partnerit të saj. Pasi ka parë ç'do të thotë të flasësh vërtet në telefon, të ngratës do i jetë lëkundur vetëbesimi nga mungesa e vëmendjes së njeriut me të cilin ndante shtratin”, shkruan Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco