‘Beteja nuk do ndalet’/ Boçi: Rama tradhtar.Vokshi: Edhe hajdut edhe frikacak

‘Beteja nuk do ndalet’/ Boçi: Rama tradhtar.Vokshi: Edhe hajdut edhe frikacak

12:39, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputetët demokratë kanë bllokuar foltoren e Kuvendit pasi drejtuesja Lindita Nikolla nuk i dha fjalën për skandalin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, McGonigal nga kryeministri Edi Rama për eliminimin e PD-së.

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi i janë drejtuar shqiptarëve nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku kanë akuzuar kryeministrin si një tradhtar, hajdut dhe frikacak pasi nuk paraqitet në Kuvend kur opozita ka kërkuar interpelancë për aferën Rama-McGonigal.

NDËRHYRJET E DEPUTETËVE TË PD NË FOLTOREN E KUVENDIT

Luçiano Boçi: Frika e tij për t’u paraqitur tregojnë më shumë se fjalët e tua për ta mbrojtur. Ai duhet të vijë të paraqitet këtu. T’i nënshtrohet dhe interpelancës, por edhe mocionit me debat të kërkuar nga deputetët e PD. Kërkesa jonë ka që para një jave që është bërë dhe kjo kërkesë duhet të ishte plotësuar. Ju bashkë me atë po kërkoni të fshihni të vërtetën, duke bërë propagandën e radhës në një vend kur Opozita duhet të ketë fjalën e saj të lirë. Ju nuk mund të vazhdoni më me këtë situatë. Jepi çdo deputeti fjalën e tij dhe të zbulohet e vërteta e trishtë. Kemi një kryeministër tradhëtar, dhe shqiptarët ndihen të tradhëtuar. Beteja jonë nuk do ndalet.

Kur ju i referoheni rregullores është njësoj sikur djalli të lexojë biblën. Prandaj, të dashur deputetë ne duhet të marrim fjalën tonë dhe të vendosim të vërtetën mbi çdo interes.

Albana Vokshi: Nxirre Edi Ramën! Ku është Edi Rama?

E shikoni përsëri një votim i turpshëm. Mohojnë me forcën e kartonit të drejtën e fjalës së Opozitës për skandalin më të madh ndonjëherë që ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Deputetët e Opozitës: Nxirreni Ramën nga vrima e miut. Edhe hajdut edhe frikacak. Kryeministri i Shqipërisë është bërë turp i botës. Nxirrni dhe sillni Edi Ramën nga arratia. Shpalleni në kërkim!

Luçiano Boçi: Siç e shihni ky është standarti që ka vendosur kryetarja e parlamentit. Opozitës i mohohet fjala, dhe vetëm ministrat kanë të drejtë të bëjnë pjesën e propagandës ligjore dhe projektligjet e tyre, ndërkohë që sot shqiptarët janë të tradhëtuar nga kryeministri i tyre, i cili ka frikë të ballafaqohet me të vërtetën në parlament, e akoma më shumë me të vërtetën para shqiptarëve. Por të jeni të bindur të dashur shqiptarë që ne do e nxjerrim nga ajo vrima e miut. Përtej çdo përpjekje që ne ta mbyllim gojën kemi bërë gati komisionin hetimor për çështjen Rama-McGonigal, dhe komisioni do të ngrihet menjëherë sipas procedurave parlamentare ku deputetët kanë shprehur të gjithë vullnetin e tyre të plotë, me 35 firma dhe dorëzimi do bëhet sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco