Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Strazimiri: Rama ndjehet i pandehur, nuk ndjehet më kryeministër!

Strazimiri: Rama ndjehet i pandehur, nuk ndjehet më kryeministër!

11:58, 02/02/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Dhe bën mirë që dëgjon avokatin, i cili e ka këshilluar të mos flasë, sepse gjithçka që thotë mund të përdoret kundër tij në procesin penal...

Për këtë arsye politikanët nën hetim japin dorëheqjen në çdo vend të botës demokratike, sepse duke ushtruar të drejtën e heshtjes si të pandehur, nuk mund të ushtrojnë detyrën publike të sqarimit të opinionit publik duke bërë transparencën.

Transparenca mund t'i dëmtojë penalisht!

Sa herë i kapin ndonjë kriminel "të skuadrës", fshihet pas idiotësisë "përgjegjësia është individuale", me demek le të flasë vetë, ne nuk kemi punë...

Sot as kjo idiotësi nuk e shpëton dot sepse na qenkësh "përgjegjësi individuale" vetëm po kapën të tjerët... jo atë vetë

Nuk e shpëton dot as budallallëku, grotesk deri në vetëmohim, i Elisës.

Edhe sikur përgjegjësia të ishte vërtetë "individuale", individi që është nën hetim nga "Grand Jury" quhet Edi Rama, dhe jo Elisa Spiropali...

Por edhe sikur individi nën hetim nga "Grand Jury" të quhej Elisa Spiropali dhe jo Edi Rama, përgjegjësinë para parlamentit dhe opinionit publik, do ta kishte vetëm Edi Rama, në cilësinë Kryeministrit, domethënë të përzgjedhësit, emëruesit dhe garantit të saj para parlamentit dhe opinionit publik.

Kjo kadavër që po qelb jo vetëm Shqipërinë por edhe NATO-n, duhet varrosur nga ne, përpara se ta bëjë "Grand Jury" e SHBA.

Është detyrë patriotike dhe euro-atlantike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco