Nallbati iu kthehet Ballës e Nikollës: Ia kaluat edhe partisë suaj 'mëmë', Pleniumi s'guxoi t'ia hiqte fjalën Driteroit!

Nallbati iu kthehet Ballës e Nikollës: Ia kaluat edhe partisë suaj 'mëmë', Pleniumi s'guxoi t'ia hiqte fjalën Driteroit!

11:18, 02/02/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, iu është drejtuar sot personalisht në Kuvend, Taulant Ballës dhe Lindita Nikollës së PS-së, gjatë përplasjes për të drejtën e një mocioni me debat, për drejtën e fjalës së opozitës, se as “partia e tyre mëmë”, nuk kishte guxuar t’ia hiqte fjalën deputetëve të saj në Pleniumin X.

Nallbati u solli në vëmendje kreut të Grupit të PS edhe kryetares së Kuvendit faktin se ishin pasardhës së Partisë së Punës, ndaj edhe kërkonin t'ia bllokonin me çdo kusht të drejtën e fjalës opozitës dhe të hiqeshin sikur ajo nuk ekzisonte.  

Nallbati iu drejtua si fillim, Ballës, duke e sulmuar për ndërhyrjen e tyre gjatë debatit që opozita pati me kryetaren e Kuvendit.

“Ju e keni bërë "tokë të xanum" Shqipërinë, - tha ai, - gjithë institucionet, parlamentin, kështu që nuk ju shkon ta thoni këtë. Përsa i përket procesverbalit, unë jam një ndër deputetë që seancën e shkuar kisha shënuar emrin për të folur mbi ato akte që kanë një impact në jetën e qytetarëve dhe ju nuk mund të bëni këtu sikur ne nuk ekzistojmë dhe vini e na thoni keni marrë peng parlamentin.

Parlamentin e keni marrë peng ju! ia kaluat edhe Pleniumit X të Partisë mëmë, tuajës! E mbani mend besoj kur Dritero Agolli kritikonte partinë tuaj “mëmë”. I çuan fletushka e kërcënime boll , por nuk guxuan t’ia heqin fjalën. Ju e bëtë! Dhe ju jeni turpi i këtij vendi.

I more instruktsionet nga zotëria?! (tregon Taulant Ballën). Mbylle tani parlamentin, votojeni prapë pa diskutuar, por për sa kohë ato akte nuk kthehen dhe nuk diskutohen sipas Kushtetutës, këtu nuk ka për të pasur parlament. Nuk mund të bëni ju sikur nuk ekziston opozita.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco