Berisha: McGonigal ndërhynte edhe në veting! Rama këtë herë duhet të trembet shumë nga shqiptarët

Berisha: McGonigal ndërhynte edhe në veting! Rama këtë herë duhet të trembet shumë nga shqiptarët

14:09, 01/02/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se Edi Rama duhet të trembet shumë këtë herë.

“Kjo aferë është një aferë e tmerrshme për të cilën normalisht duhet të fliste drejtësia, por ajo është nën kontrollin e plotë të partisë së krimit, drejtësia është këtu nën kthetrat e Edi Ramës.

Dje, deputeti Bardhi dërgoi padi. Përgjigja ishte zhvejkiane: na sill aktpadinë.

Nuk mjaftojnë për SKAP-in e partisë e gjithë kjo mori e pafundme e të dhënave të shtypit botëror dhe shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi aktpadinë, që ta lexojë SKAP-i i partisë.

Drejtësia është pjesë e kësaj dosje, pasi McGonigal drekonte dhe darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla, por edhe me gjykatës, prokurorë, merrej edhe me veting, ku të dëshironte Edi Rama.

U ndala në këtë analizë, se sa herë që ta trajtosh, gjithnjë e më e zezë del. Por a përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës?

Jo! Një gjë duhet t’ju them ju. Edi Rama nuk njeh asnjë lloj norme, njeh vetëm një parim: frikën! Dhe kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri dhe opozitës në Shqipëri.

Vazhdon dhe beson se do ia dalë me produktet e krijuara me McGonigal-in. Dhe jo vetëm me të. Faktikisht edhe me McGonigal-in me fustan. Duhet t’i themi gjërat se zonja njeh Alibashën publikisht si kryetar.

Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp për shqiptarët. Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët. Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin në Shqipëri,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco