KAFE SHQETO/ Brisida Shehaj: Nuk e kemi humbur akoma Portin e Durrësit

KAFE SHQETO/ Brisida Shehaj: Nuk e kemi humbur akoma Portin e Durrësit

14:41, 31/01/2023
A+ Aa A-

Ish-Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj ka treguar në “KAFE SHQETO” në SYRI TV arsyet se përse u largua nga ‘rilindja’ edhe pse punoi prej 3 vitesh si drejtuese e këtij institucioni të rëndësishëm.

Brisida Shehaj: “Unë kam qënë njeriu që ka punuar me Edi Ramën, kam qënë ekipi që solli në pushtet Edi Ramën, kam punuar për 3 vjet në pushtet me Edi Ramën si drejtor tatimesh dhe vendosa të largohesha nga rilindja për një mijë e një arsye që ne sot po e shohim të vërtetën. Kur ky zotëria të largohet dhe ti thotë të gjithëve ‘hajt firmosët ju s’di gjë unë mirupafshim përgjegjësia është individuale ose të bëjë ndonjë batutë një dru i shtrëmbër mes nesh’, u shpreh Shehaj.

Pyetje: Ti vendose që thjesht do të mjaftohemi me dënimin e fajtorëve por ndërkohë Porti i Durrësit a humbet përfundimisht nga kjo?

 Brisida Shehaj: Jo, asgjë nuk është e humbur këtu. unë kam dyshimet e mia që në vitin  2016 në muajin Gusht kur Rama më informoi që eksperti i pavarur që doli se nuk ishte asnjë punonjës i kompanisë ,por ishte i pavarur, ne humbëm. Ajo që unë i kam kërkuar Ramës në atë periudhë ishte t’i dërgoj letër Damian Gjiknurit pasi normalisht eksperti kishte shkelur marrëveshjen. Sigurisht që kjo nuk ndodhi sepse shteti nuk donte të ndodhte. Kur t’i ke një titullar këtu zbardhet çdo gjë dhe marrëveshja ishte shumë thjesht e monitorueshme. Po të shkosh te ‘Bulevardi i Ri’ do të shohim disa kompani që janë me zero bilancë bëjnë ndërtime nga 7-8 milion euro. Unë i shoh me sy të lirë, por kur ke akses të bësh letra ke mundësi t’i kapësh këta “bukuroshët”.

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco