‘Tre porositë e para Rama ia dha McGonigal për mua’, Meta: Ish-zyrtari i FBI-së më shumë se 4 vizita në Shqipëri

‘Tre porositë e para Rama ia dha McGonigal për mua’, Meta: Ish-zyrtari i FBI-së më shumë se 4 vizita në Shqipëri

14:33, 27/01/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se ish-zyrtari i FBI-së nuk ka bërë 4 vizita në Shqipëri, por janë shumë të tepër dhe që nuk janë raportuar sipas ligjit në SHBA.

Ai tha se tre porositë e para Edi Rama ia ka dhënë Charles McGonigal për atë vetë, në kohën kur ishte President.

“Jam shumë i nderuar që tre porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.

Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.

Ne kemi punën tonë dhe drejtësinë tonë. Ne kemi dhe drejtësinë e popullit. Këta persona janë takuar dhe me prokurorë, dhe me gjykatës, me njerëz të drejtësisë dhe biznesmenë dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe dhe mashtruar”, tha Meta.

Meta: Nën dirigjimin e Edi Ramës, i kapur në flagrancë në një komplot të qartë kundër demokracisë, pluralizmit politik e rendit kushtetues në vend duke përdorur, manipuluar joshur e korruptuar zyrtarë të lastë të vendeve partnere.

Cdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni, është një konfirmim i fajësisë së tij e tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur si skuth llogaridhënies së pashmangshme

Asnjë shqiptar s’do pranojë të ketë një kryeministër zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë në veprimtari të paligjshme.

Përdorimi i McGoningal në mënyrë të paligjshme e korruptive nga Rama në postin e kryeministrit kundër opozitës e kundërshtarëve politik, shumë flagrantë, më i gjerë dhe më i thellë se faktet e ekspozuara publikisht deri tani.

Hetimi i kësaj cështje nga SHBA, shumë i rëndësishëm.

Nuk janë 4 vizita, jam i sigurt se nga hetimi ka shumë të tjera të raportuara që kanë qenë në funksion në emër të lojërave mafioze të Edi Ramës.

Vetëm kreyministri shqiptar është me emër dhe mbiemër. Sepse edhe ne vendet e Ballkanit i ka cuar ky zotëria. Ne kemi punën tonë, drejtësinë tonë, dhe atë të popullit. Ky person e të tjerë si Rosini janë takuar këtu me prokurorë, gjykatës pa raportuar në vendin  e tyre.Janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco