‘Përjashtimi i 5 deputetëve të PD-së’/ Korreshi: Palaço Rama do t'i mbyllë gojën opozitës!

‘Përjashtimi i 5 deputetëve të PD-së’/ Korreshi: Palaço Rama do t'i mbyllë gojën opozitës!

12:23, 27/01/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka njoftuar se Sekretariatit për Etikën dhe Procedurat ka përjashtuar për 10 ditë nga aktiviteti parlamentar pesë deputetët e PD-së, Sali Berishën, Edi Palokën, Belind Këlliçin, Edmond Spahon dhe Flamur Nokën.

Sipas Korreshit, ky vendim ka ardhur si pasojë e shumicës së votave që kanë socialistët në këtë sekretariat dhe qëllimi i tyre është ti mbyllin gojën opozitës.

‘Që sot e tutje Kryetares së Kuvendit, Kryeminsitrit shqiptar dhe të gjithë çfarë janë këtu në komisionin e etikës do tu drejtohemi me fjalën palaço, palaço cirku, palaço burrë, palaço femër, se nëse legjitimohet 3 me 2 dhe zoti Rama nuk është përjashtuar, palaço Rama do vazhdojë me palaçollëqet e tij edhe pse i është shtrënguar laku por po na e bëjnë një farsë parlamentarizmin shqiptar’, u shpreh Korreshi.

Korreshi: Maskarada e Parlamentit shqiptar vazhdon dhe në seancën e sotme të Sekretariatit për Etikën Procedurat dhe votimet. Tashmë është e kotë se këta mendojnë se na kanë punëtorë të gjithë deputetëve të PD. Duhet ti ulin zërin opozitës për atë që po ndodh në Shqipëri. U mor vendimi për përjashtimin e pesë deputetëve të PD me shumicë votash pasi kanë shumicën 3 me 2. U mor vendimi për pëjashtimin e zotit Berisha, Paloka, Këlliçi, Spaho dhe Noka për 10 ditë nga aktiviteti parlamentar. Me paturpërisnë më të madhe, edhe pse ne kishim bërë më herët një kërkesë por edhe kolegët që kishin bërë një kërkesë që në nëntor për përjashtimin e zotit Rama. Fillimisht nuk na u komunikua për rend dite por sot në nisje të mbledhjes së sekreatiatit na komunikuan se do të futej në rend dite edhe përjashtimin për fyerjet e Ramës ndaj zotit Bardhi.

Sot ky sekretariat jo vetëm që përjashtoi një pjesë të zërit opozitar por nga ana tjetër ka legjitimuar fjalën palaço, këtu ku shahet me rop shpie me palaço me të gjitha është bërë normalitet.

Që sot e tutje Kryetares së Kuvendit, Kryeminsitrit shqiptar dhe të gjithë çfarë janë këtu në komisionin e etikës do tu drejtohemi me fjalën palaço, palaço cirku, palaço burrë, palaço femër, se nëse legjitimohet 3 me 2 dhe zoti Rama nuk është përjashtuar, palaço Rama do vazhdojë me palaçollëqet e tij edhe pse i është shtrënguar laku por po na e bëjnë një farsë parlamentarizmin shqiptar.

Me kartonat dhe votat që kanë sot nuk mund ti mbyllin zërin opozitës. Palaçolliqet që ka bërë Rama, vjedhjet që ka bërë Rama dhe kapjen e të treja pushteteve nuk mund tja mbyllin gojës opozitës me përjashtimin e disa deputetëve. Që sot ky është një palaço parlament një palaço kryeministër dhe një palaço qeveri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco