FOTO/ Kryebashkiaku i Ramës dekoroi ish-zyrtarin e FBI-së

FOTO/ Kryebashkiaku i Ramës dekoroi ish-zyrtarin e FBI-së

19:17, 24/01/2023
A+ Aa A-

Aktiviteti i ish-zyrtarit të FBI-së, i arrestuar një ditë më parë në Nju Jork, Charles McGonigal në Shqipëri, duket se ka qenë i gjerë.

Vizitat e tij në Shqipëri, duket se kanë qenë të shpeshta. Këtë e dëshmon edhe një postim i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në krye të Tropojës, Rexh Byberi.

Në 23 shtator 2021, Byberi krenohet me postimin e tij në Facebook se ka dekoruar me titullin ‘Mirënjohja e Tropojës’ ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në këtë ceremoni i pranishëm ka qenë edhe Damian Gjiknuri, i cili duket se ka krijuar miqësi me ish-zyrtarin e FBI-së.

‘Sot në Tiranë isha i privilegjuar veçanërisht ti dorëzoj medaljen e akorduar  ‘Mirënjohja e Tropojës’ z. Charles McGonigal, një ish-personalitet i rëndësishëm me gradën SAC i Agjencisë më të fuqishme investigative në glob, FBI.

Z.McGonigal ka dëshmuar dashuri të përhershme për Vendlindjen dhe Kombin tonë. Në këtë  ceremoni shumë miqësore dhe të përzemërt morën pjesë përveç stafit tim dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, zotërinjtë Damian Gjiknuri dhe Ardian Çela.

Zoti McGonigal shoqërohej si gjithmonë nga miku i tij, bashkëqytetari ynë i nderuar shqiptaro-amerikan Agron Nezaj’, shkruan Byberi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco