'Hera e parë që BE iu referua Kosovës si republikë'/ Zhulali: I doli në mbrojtje kundër Serbisë!

20:16, 19/01/2023
A+ Aa A-

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare Ilda Zhulali e ftuar në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv, ka deklaruar se për herë të parë Parlamenti Europian i është referuar Kosovës si Republika e Kosovës dhe ka nxitur 5 vendet që nuk e njohin ta bëjnë sa më shpejtë.

Ajo ka treguar se me votimin e rezolutës së re PE, kësaj here Bashkimi Europian i është drejtuar me gjuhë të ashpër Rusisë dhe të gjitha vendeve aleate të saj për nxitje agresioni dhe shkelje të të drejtave të njeriut, duke shtuar se me anë të kësaj rezolute është identifikuar edhe rreziku në të cilin mund të përfshihet Ballkani Perëndimor.

"Kjo rezolutë është krejt e veçantë sepse është rezoluta më e drejtëpërdrejtë që ka bërë ndonjëherë Parlamenti Europian, me një gjuhë të ashpër por edhe duke identifikuar qartësisht problemet dhe duke i vënë emër problemeve. Nëse deri përpara disa kohëve përpiqej të ruante në mënyrë diplomatike marrëdhëniet me vendet e rajonit tonë apo edhe me vendet e tjera, përpiqej t'i thoshte problemet, por pa i identifikuar se ku shpreheshin ato.

Në këtë rezolutë, Parlamenti Europian në radhë të parë identifikon rreziqet dhe thotë që rreziku kryesor për kontinentin europian është Rusia dhe çdo aleat tjetër ndërkombëtar që i bashkohet Rusisë, qoftë në agresionin kundër Ukrainës, qoftë në marrëdhënie të tjera që shkojnë drejtë autoritarizmit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Më tej, Bashkimi Europian ka shkuar në identifikimin e zonave të rrezikut dhe në rajonin tonë duhet ta lexojmë mirë këtë rezolutë sepse rajoni kryesor i identifikuar si i rrezikuar është Ballkani Perëndimor dhe pas tij vijnë vendet e partneritetit Lindor. Ne vendosemi si vatra e parë e rrezikut ku mund të përshkallëzojë rrezikun.

Për herë të parë parlamenti evropian i referohet Kosovës si Republika e Kosovës. Kjo jo pa qëllim por për tëthënë që parlamenti evropian mbështet pavarësinë e Kosovës si një realitet i pakthyeshëm dhe madje i ka bërë dhe thirrje pesë vendeve antare që nuk e njohin, ta bëjnë në mënyrë sa më të shpejtë. Në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ata kanë mbajtur qartësisht anës e Kosovës duke e dënuar sjelljen e Serbisë, veçanërisht gjatë muajve të  fundit gjë që Bashkimi Europian e ka konsideruar të papranueshme."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco