'Veliaj ka diplomën e hajdutit'/ Berisha: Kandidatët e PD figura dinjitoze. Rama me personazhe të kënetës!

19:17, 19/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha krahasoi kandidatët e PD dhe ata të Edi Ramës që do të përballen në zgjedhjet elektorale të 14 majit. 

Në Task Force me gazetaren Sonila Meço, Berisha tha se emrat e opozitës në Tiranë, Elbasan dhe Durrës janë figura dinjitoze dhe intelektualë. 

Kandidatët e Ramës ai i quajti personazhe të kënetës, ndërsa për Erion Veliajn u shpreh se ka diplomën e rrenacakut dhe hajdutit e nuk mund të krahasohet me formimin intelektual të Belind Këlliçit nga Tirana në New York. 

"Të krahasosh Belind Këlliçin me Erion Veliajn, krahason të pakrahasueshmen në çdo aspekt. Sa i takon shkollës jam i bindur se Belind Këlliçi do suprizonte çdo njeri që do njihet me kredencialet e tij para dhe universitare. Ai ka ndër rezultatet ndër më të lartat që mund të ketë një individ, qoftë në New York ku ka studiuar, qoftë në Tiranë. Në një kohë kur Erion Veliaj ka vetëm një diplomë, diplomën e një rrenacaku të paskrupullt. Ka një diplomë të dytë të një hajduti të papërmbajtur. Të faktuara këto. Nëse krahasojmë Luçiano Boçin me rivalin e tij, krahasojmë gjëra të pakrahasueshme. Një personazh të kënetës së Edi Ramës me një përfaqësues dinjitoz të qytetarisë së Elbasanit, të intelektualëve, siç është Luçiano Boçi. 

Igli Cara është njeriu në çdo pozicion i ka bërë nder vetes së tij dhe Durrësit. Ne hyjmë me një avantazh shumë të madh, në krahasim me kundërshtarët që kanë përpara kandidatët tanë. Dhe ju garantoj se ne ecim. Prandaj është i tmerruar Edi Rama. Kur kemi filluar betejën në vitin 2011 me Edi Ramën e kemi patur 12% diferencën, sondazhi i fundit të shkurtit. Kemi qenë 12 pikë pas Edi Ramës dhe e shpërbëmë Edi Ramën. Erion Veliaj, unë kam një lutje, shkoni shihni shtëpitë që kanë ndërtuar, çfarë vjedhjesh monstruoze janë bërë për tërmetin. Ju garantoj që do të gjeni me laps në dorë 1/3 e shpenzuar për ndërtim dhe 2/3 e vjedhura. Shkoni në Pezë, kudo", u shpreh Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco