Përmbytjet në Lezhë/ Meta: Dëshmi e korrupsionit dhe braktisjes! 14 maji dita për tu ndarë nga rilindja

15:31, 19/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar mbi situatën kritike të përmbytjeve në Lezhë, ku sipas tij kjo është e paralajmëruar prej kohësh.

Në postimin e tij në Facebook, Meta ka hedhur akuza në drejtim të bashkisë dhe qeverisë dhe se është dëshmi e korrupsionit dhe braktisjes së qytetarëve.

‘14 Maji është dita për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë!’, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Situata kritike në Lezhë me përmbytjet, e paralajmëruar prej kohësh, është dëshmi e korrupsionit dhe e braktisjes së qytetarëve nga Bashkia dhe Qeveria!

Të lënë në harresë dhe në vetmi përballë kësaj drame, qytetarët e Lezhës meritojnë menjëherë ndihmë në mbrojtje të jetës dhe pronave të tyre!

14 Maji është dita për t’u ndarë nga “Rilindja” që vjedh në verë fondet e kanalizimeve dhe të përmbyt në dimër pa mëshirë! ✌️🇦🇱 #NdryshimMeCdoCmim

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco