Skandali i Veliajt/ Berisha: Ka nisur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë

Skandali i Veliajt/ Berisha: Ka nisur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë

12:49, 13/01/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal në konferencën për shtyp edhe te skandali i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me rrugën ‘Xhon Belushi’.

“Nuk është më pak demonstrativ, akti i pashembullt i Erion Veliajt. I cili pasi u martua në kalanë e Gjirokastrës, paratë e paguara nga vëllai me tenderat që i kishte dhënë po Veliaj.

Tani ai kalon në një akt tjetër. Përjashton edhe vëllanë nga vjedhjet. Ka vendosur të vjedhë direkt nga arka e bashkisë në arkën e tij.

Filloi ndërtimin dhe e trumbetoi me të madhe të rrugës ‘Xhon Belushi’. Ndërkohë shpall tenderin që do mbyllej 20 ditë më vonë, më datën 9 janar, për asfaltimin e asaj rruge.

Çdo njeri do mendonte se ky është një tender i paracaktuar. Kjo ishte një vjedhje e tmerrshme. Por jo, është më keq.

Nuk po ndërtonte një kompani private rrugën, por po ndërtonte bashkia. Më datë 9, Veliaj do shpallte veten fitues me një emër të ri. Dhe do fuste gjysmë milionë euro në xhep,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco