Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Shqipëria heq vizat për Kinën/ Zhulali: Qeveria po injoron kërkesat e BE-së

Shqipëria heq vizat për Kinën/ Zhulali: Qeveria po injoron kërkesat e BE-së

11:11, 28/12/2022
A+ Aa A-

Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.

Lajmi është bërë me dije nga mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Marrëveshja është arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

“Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë,” thuhet në vendim.

Ndërkohë, pas këtij lajmi reagoi Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD

“Pas çdo paralajmërimi të BE, qeveria bën të kundërtën e asaj që kërkohet!

Në takimin e fundit të dhjetorit BE i kërkoi përsëri Shqipërisë që të përputhë politikën e saj të vizave ndaj shteteve të tjera me atë të BE.

Sot, qeveria shqiptare e injoroi këtë detyrim, duke vijuar të sfidojë detyrimet e anëtarësimit, pa u shqetësuar për rrezikun e rivendosjes së vizave për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE,” shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco