Berisha: Putini i vogël po luan me paqen në veri të Kosovës! Gjithçka e orkestruar nga Beogradi...

Berisha: Putini i vogël po luan me paqen në veri të Kosovës! Gjithçka e orkestruar nga Beogradi...

22:21, 25/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale shkruan se Putini i vogël po luan me paqen në veriun e Kosovës, referuar Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sali Berisha shprehet se me barrikada po nxisin dhunë ndërsa shton se gjithçka është e orkestruar nga Beogradi, pas të cilit qëndron Putini i madh.

Sakaq, kryedemokrati Sali Berisha shprehet se diplomati i mirënjohur gjerman, Ischinger, e ka konsideruar problematike situatën e krijuar nga Beogradi dhe i bën thirrje BE-së të veprojë menjëherë.

Statusi i plotë i Sali Berishës
Putini i vogël po luan me paqen në veriun e Kosovës! Me dhunë dhe barrikada nxitën dhunë dhe konflikte. Miq, po behen dy javë që banda të armatosura serbe së bashku me mercenarë rus të famziut Wagner, mbajnë të bllokuara rrugë, në veri të Kosovës.

Sulmojnë me granata mediat dhe policinë e Kosovës, madje dhe EULEKS-in, rrëmbejnë dhe terrorizojnë kalimtarë dhe qytetarë shqiptarë por edhe serbë.

Gjithçka ndodh është e orkestruar nga Beogradi, konkretisht nga serbomadhi Vuçiç, apo Putini i vogël, prapa të cilit qëndron pa mëdyshje Putini i madh.

Diplomati i mirënjohur gjerman, Ischinger e konsideron tejet problematike situatën e krijuar nga Beogradi në veriun e Kosovës dhe i bënë thirrje BE-së të veprojë menjëherë! 

⬇️ Këtu më poshtë keni prononcimin e tij. Ish-emisari gjerman për dialogun fajëson Serbinë për tensionet në Kosovë: BE të veprojë urgjentisht!

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, ëofgang Ischinger, ka fajësuar Serbinë për situatën e tensionuar në Veri, derisa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter, duke i ka bërë “mention” Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen. Ischinger ka shpërndarë edhe një artikull të “The Economist”, me titull “Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit”.

Artikulli i The Economist nis me detajet për serbët që qëndrojnë në Rudarë.

“Në fshatin Rudare vendasit enden në rrugë dhe i ngrohin duart mbi mangallat flakëruese. Kamionët bllokojnë rrugën. Një makinë shkarkon një grup personash të maskuar. Më 10 dhjetor u ngritën barrikada në të gjithë veriun e Kosovës, ku shumica e banorëve janë serbë etnikë.

Diplomatët nga Amerika dhe Bashkimi Evropian po punojnë jashtë orarit për të qetësuar një situatë shpërthyese. Në muret e pjesës etnike-serbe të qytetit afër të ndarë të Mitrovicës, dikush ka lyer me spërkatje kreshtën e një “Brigade Veriore” misterioze. Nëse është një organizatë sekrete paraushtarake apo një fushatë për t’i bërë njerëzit të besojnë se ekziston një e tillë – askush nuk e di.”


“Që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, krizat kanë ardhur dhe kanë shkuar në veri të vendit. Diplomatët nxitojnë dhe barrikadat zbresin. Por ky ndihet më i rrezikshëm se zakonisht. Në nëntor përfaqësuesit e pakicës serbe të Kosovës u tërhoqën nga institucionet qeveritare të vendit”, shkruan The Economist. 

The Economist shkruan se ende është e paqartë nëse Kurti dhe Vuçiq mund të pranojnë propozimet e diplomatëve. “Kurti thotë se është i gatshëm të gjejë një zgjidhje dhe të normalizojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, është e paqartë nëse ai ose zoti Vuçiç mund të pranojnë shkëmbimet që diplomatët po propozojnë. Ata kërkojnë që Serbia ta trajtojë Kosovën si shtet, edhe pse pa e njohur atë zyrtarisht.

Kosova duhet të zbatojë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013 (edhe pse ajo u refuzua nga z. Kurti, i cili atëherë ishte në opozitë) për të formuar një asociacion të komunave me shumicë serbe me autonomi mbi arsimin, kujdesin shëndetësor dhe portofolet e tjera”, raporton The Economist./Express

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco