Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

SYRI TV/ Sulmi ndaj Berishës, reagon ministrja e Kosovës, Gërvalla: E indinjuar për këtë ngjarje

14:19, 11/12/2022
A+ Aa A-

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka dënuar me forcë sulmin ndaj liderit të  opozitës, Sali Berisha të ndodhur gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Në një intervistë për ATV në Prishtinë, Gërvalla hodhi akuza në drejtim të institucioneve në Shqipëri, të cilat sipas saj kanë reaguar me vonesë për të dënuar dhunën ndaj Berishës.

Prandaj të përjetosh pamje të tilla që të goditet me dhunë, ish-kryetari i shtetit shqiptar, ai që identifikohet me rrëzimin e diktaturës nga një rrugaç në rrugë, për mua janë pamje shumë të rënda.

Jo vetëm që e dënoj çdo lloj dhune, por këtë dhunë që kam parë ndaj presidentit Berisha mua më ka prekur jashtë mase dhe jam shumë e indinjuar që nuk ka pasur reagim më të shpejtë nga institucionet në Shqipëri për ta dënuar dhunën ndaj presidentit Berisha.

Prandaj respekti im për të si personalitet, duke i llogaritur edhe gabimet që gjithkush nga ne në një rrugë të gjatë politike mund të bëjë, është i pakrahasueshëm me të tjerë në Shqipëri

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla,  ka vlerësuar edhe interesin e jashtëzakonshëm që lideri I opozitës Sali Berisha shpreh për Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vatikani pse s'e njeh Kosovn?11/12/2022 15:10

Sa shpejt reagoi kjo Donika! Qahet për vonesat e institucioneve shqiptare.

Shto koment

Denonco