Belind Këlliçi: Tirana nga kryeqytet bëhet qytet! Mashtrimi i radhës nga kapobetoni

Belind Këlliçi: Tirana nga kryeqytet bëhet qytet! Mashtrimi i radhës nga kapobetoni

19:26, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi më anë të një statusi në rrjetin social 'Facebook', ka ironizuar punën e bërë nga bashkia në kryeqytet.

Këlliçi vë në dukje një tjetër mashtrim të Veliajt, kur ai e prezantoi Tiranën si 'kryeqytetin e sportit të vitit 2023' kur në fakt, sipas tij Tirana është një nga 17 qytetet që kanë marrë këtë titull, duke shkelur madje çdo kriter. 

Sipas tij, Veliaj nuk shqetësohet që Tirana ka hyrë në konkurrim si qytet dhe jo kryeqytet, pasi atij i intereson kupa. 

"Tirana nga kryeqytet bëhet qytet. Për çmimin e sportit, Tirana ka hyrë në konkurrim si qytet dhe jo kryeqytet, sepse zdromsit i duhet kupa, pak rëndësi ka nëse e merr edhe si kryeplak fshati", shkruan Këlliçi ndër të tjera.

Statusi i plotë:

Tirana nga kryeqytet bëhet qytet

Kapobetoni ka njoftuar një "sukses" që do e nxjerrë sportin në dritë. Çmimi është dhënë nga një organizatë me qendër në Bruksel, nga të shumtat që financohet nga Soros për t'i bërë qoka klientëve të tij politikanë.

Për çmimin e sportit, Tirana ka hyrë në konkurrim si qytet dhe jo kryeqytet, sepse zdromsit i duhet kupa, pak rëndësi ka nëse e merr edhe si kryeplak fshati.

Në vijim presim të marrim Kupën e Botës për qytetin me më shumë parqe, lulishte dhe zero leje ndërtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco